image Kurti: Nëse nëna është mësuesja e parë e përkohshme, mësuesja është nëna e dytë e përhershme

Politikë

Kurti: Nëse nëna është mësuesja e parë e përkohshme, mësuesja është nëna e dytë e përhershme

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke uruar mësuesit dhe mësueset në seancën solemne për 7 Marsin, tha se Kosovës i nevojitet epopeja e arsimit.

“Mësuesit ishin bacat në oda dhe e jepnin të vërtetën e jetës dhe sakrificës me rapsodinë e gjatë të mbrëmjes dhe aktit sublim të dëshmorit. Në ndërtimin e shtetit dhe një populli të çliruar, emancipimi i inteligjencës vjen nga mësuesit. Secili prej nesh kujton në të shkuarën e tij një mësues që i ka zgjuar dashurinë për dijen dhe besimin në talent. Na nevojitet epopeja e arsimit”, tha ai.

Kryeministri tha se nëse nëna është mësuesja e parë e përkohshme, mësuesja është nëna e dytë e përhershme.

“Nëse nëna është mësuesja e parë e përkohshme, mësuesja sigurisht që është nëna e dytë, por e përhershme, ngado që shkojmë gjatë tërë jetës mësuesen e parë, nënën e dytë e mbajmë me vete sa të jetë jeta”.

/GazetaSinjali/