image Kurti në Vjenë: Republika e Kosovës ofron mjedis të favorshëm për investime

Politikë

Kurti në Vjenë: Republika e Kosovës ofron mjedis të favorshëm për investime

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë pjesë e edicionit të 19-të të Forumit Ekonomik të Vjenës. I pari i Qeverisë ka theksuar se krahas zhvillimit të ekonomisë, Republika e Kosovës po ashtu ka shënuar përparim në fuqizimin e demokracisë.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se pas diskutimit në panel, ka zhvilluar takime të ndara me Kryeshefin Ekzekutiv të Raiffeisen Bank International dhe zyrtarë të tjerë.

“Potencova arsyet e qëndrueshme për investime në Kosovë, si dhe mundësitë për rritje të bashkëpunimit ekonomik e shkëmbimit tregtar ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe financave”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit Kurti, krahas qeverisjes demokratike, pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Republika e Kosovës ofron mjedis të favorshëm për investime. Veçon rritjen ekonomike, qeverisjen e mirë, borxhin e ulët publik, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, si dhe gjykatën komerciale.

“Në mbrëmje takova mërgimtarët tanë në Austri. U shpreha mirënjohje të përzemërt për kontributin e vazhdueshëm, si pjesë kyçe e zhvillimit ekonomik, shoqëror e politik të Kosovës në çdo kohë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vëmendje të veçantë për mërgatën dhe kjo është reflektuar edhe në Programin tonë qeverisës, si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm”, përfundoi Kurti.

Në edicionin e 19-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, theksova se krahas zhvillimit të ekonomisë, Republika e Kosovës po…

Posted by Albin Kurti on Monday, November 14, 2022

/GazetaSinjali/