image Kurti në Vjenë: Qytetarët kanë paguar më shumë taksa kur e kanë parë që nuk ka korrupsion

Politikë

Kurti në Vjenë: Qytetarët kanë paguar më shumë taksa kur e kanë parë që nuk ka korrupsion

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik në Vjenë të Austrisë, ka deklaruar se inflacioni është ulur gjatë këtij viti.

Kurti me këtë potencoi se është e bërë e mundur që që qytetarët të paguajnë më shumë taksa meqë sipas tij, është larguar korrupsioni.

“Inflacioni është ulur gjatë këtij viti. Kosova nuk është një shtet i madh por shembull. Ne kemi pasë progres dhe kështu ekonomia është rritur për shkak  se qytetarët kanë paguar më shumë taksa kur e kanë parë që nuk ka korrupsion në qeveri, duke kontribuar”, ka thënë Kurti.

“Në vitin 2022 e kemi rritur buxhetin për arsim, siguri, shëndetësi, dhe këtë mëngjes ne filluam kodimin në të gjitha shkollat. Ne shikojmë përpara që t’i ndihmojë të rinjtë që është e ardhmja në të tashmen”.

“Procesi i Berlinit është për ta ndihmuar anëtarësimin e Ballkani Perëndimor në BE, ata që duan, nëse shikon sondazhet shikon që ka vende që nuk kanë dëshirë, ne i kemi vendosur sanksione Rusisë. Ne shikojmë përpara që të bashkëpunojmë në ekonomi”.

Ai theksoi se mirëpresin të gjitha vendet që të investojnë në Kosovë.

/GazetaSinjali/