image Kurti në Paris: Evropa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjatë

Politikë

Kurti në Paris: Evropa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjatë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Francë, raporton Gazeta Sinjali. Sonte, ai do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Para këtij takimi, Kurti dhe Macron kanë mbajtur një konferencë për media.

Para gazetarëve, Kurti tha se Evropa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konceptuar drejt.

“Tanimë realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel sidomos vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtëpeshuara dhe një besim më të lartë”, tha Kurti

Në këtë situatë, sipas Kurtit, Kosova do të kontribuojë me të gjitha mundësitë e saj./Gazeta Sinjali/