Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, në krye të Ndërmarrjes Publike Qendrore të Ujësjellsit “Prishtina”, ka vendosur Mentor Hysenin, ish-kandidat për deputet nga Vetëvendosje.
Gazeta Sinjali ka siguruar dokumentin e emërimit të bordit të drejtorëve ku si drejtor dhe kryesues i Bordit të Përkohshëm të ujësjellësit rajonal ‘Prishtina’, Qeveria Kurti e ka emëruar pikërisht një anëtar të saj.
Mentor Hyseni, në zgjedhjet e 6 tetorit kishte kandiduar si deputet nga radhët e Vetëvendosjes.
Ndërkaq, drejtorë të tjerë të kësaj ndërmarrje publike janë emëruar Hajrie Morina, Seat Bilbani dhe Idriz Maliqi./ Gazeta Sinjali/