image Kurti në Istog: Fatkeqësi pas fatkeqësie, s'po nxjerrim mësim asnjëherë

Vizita/ Kurti në Istog: Fatkeqësi pas fatkeqësie, s’po nxjerrim mësim asnjëherë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës në Klinë, ka shkuar edhe në Istog për t’i parë nga afër dëmet e shkaktuara nga erërat e fuqishme që mbretëruan ditëve të fundit.

Kurti ishte në shoqëri të dy ministrave nga LDK-ja, ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafën dhe ministren e Arsimit, Hykmete Bajramin, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Kurtit, duhet një fond i sigurimeve bujqësore i cili do t’i zgjidhte këto probleme, sepse siç tha, “fatkeqësi pas fatkeqësie, s’po nxjerrim mësim asnjëherë.

“Jam këtu bashkë me dy ministrat tanë në mënyrë që të njoftohemi për së afërmi me këto dëme dhe natyrisht pas regjistrimit, evidentimit, vlerësimit të këtyre dëmeve të shohim edhe si komunë, edhe si qeveri se çka do të mund të ndihmojmë duke u përqëndruar te nevojat urgjente së pari”, u shpreh fillimisht Kurti.

Momentalisht, Kurti tha se do të merren me sanimin e kësaj gjendje urgjentisht, por tha se një gjendje e tillë mund të përsëritet për shkak të pozitës gjeografike.

“Në një plan më afatgjatë, fondi i sigurimeve bujqësore i zgjidh këto probleme sepse neve fatkeqësi pas fatkeqësie s’po nxjerrim kësim asnjëherë. Në vendet e zhvilluara demokratike perëndimore, në veçanti në Bashkimin Evropian, pikërisht me sigurime bujqësore evitohen gjithmonë humbjet prej dëmtimeve të këtilla natyrore, prandaj neve do të na duhet të merremi sat ë mundemi me sanimin e kësaj gjendje tash, por në një aspekt më afatgjatë veçse fondi i sigurimeve shëndetësore e zgjidh këtë problem në mënyrë të përhershme, që natyrisht se mund të përsëristet për shkak të gjeografisë së kësaj komune e cila është e njohur për këto erëra”, tha Kurti.

Për dëmtimet në rrjetin elektrik, Kurti tha se do të duhet që KEDS-i të merret me to. /Gazeta Sinjali/