Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në një konferencë për Ditën Botërore të Autizmit, ku tha se njerëzit me autizëm përbëjnë një grup, trajtimi i të cilëve është treguesi kryesor i cilësisë dhe demokracisë.
Kryeministri tha për këtë kategori nevojitet shoqëria civile, e cila sipas tij, duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me profesionistët.
“Rasti i fëmijëve autistë nuk dëshmon për deficit në dëshirën e tyre për marrëdhënie shoqërore por vetëm për nevojën e tyre për shoqërim më të matur e më të rregullt”.
“Një shoqëri e ndjeshme ndaj këtyre personave është një shoqëri më të vërtetë në vetvete sepse sapo të dështojmë në kuptimin e vështirësisë dhe hallit të tyre, do të kemi rënie në terrenin i cili është jo vetëm i izolimit, por edhe paragjykimit e stigmatizimit”, ka thënë Kurti.
“Qeveria është zotuar për përkrahje të organizatave të specializuara për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, dhunti e talente. Për këtë janë alokuar 200 mijë euro.”
“Aktualisht numri total i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme që përfitojnë shumën mujore prej 100 euro për fëmijë, është 2 mijë e 682”.