image Kurti me premtime të mëdha: Do t’i investoj mbi 2 miliardë euro për zhvillim

Kosovë

Fushatë/ Kurti me premtime të mëdha: Do t’i investoj mbi 2 miliardë euro për zhvillim

news image

Kandidati për të parin e qeverisë, nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, para elektoratit në Ferizaj premtoi se gjatë qeverisjes të tij do të investoj shuma miliardëshe në sektorët kyç për zhvillimin e vendit.

Ai premtoi mbi 1.3 miliard euro investime në sektorin e minierave dhe të energjisë.

“Erdhi dita që të rrisim investimet për shëndetësi. Erdhi dita për biznesin dhe inovacionin. Erdhi dita për punë të garantuar, erdhi dita që të kujdesimi për sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve. Kosova ka gjysmë milion punëtorë, ndonëse jo pak prej tyre pa kontrata. Erdhi dita për fermerët. Erdhi dita që më në fund të luftojmë monopolet zhvatëse. Erdhi dita që të investojmë për energji. Do të ndajmë 40 milionë euro për energji efiçiente, ndërsa për miniera dhe energji do të ndajmë 1.3 miliard euro në mandatin katërvjeçar të qeverisë tonë e tuajën”, tha Kurti.

Ndërsa për ushtri, për arsim dhe shëndetësi, Kurti premtoi mbi 700 milionë euro financim shtesë.

“Projektet e intervenimit në arsim, në shëndetësi e bujqësi, e në ushtri do të kenë gjithsej 720 milionë euro financim shtesë për projekte kapitale, grante, hulumtime shkencore dhe bursa studentore”, ka thënë Kurti para elektoratit në Ferizaj./Gazeta Sinjali/