image Kurti mbledh ministrat, pritet vendimi për masat e reja antiCOVID - Sinjali

Kurti mbledh ministrat, pritet vendimi për masat e reja antiCOVID

news image

Sot Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të merret vendim lidhur me masat e reja antiCOVID.

Sinjali mëson se mbledhja do të fillojë në orën 16:00.

Sipas paralajmërimeve, pritet që masat të cilat janë diskutuar tashmë, të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator, ndërsa është paraparë edhe rikthimi i kufizimit të lëvizjes.

Viti i ri shkollor 2020/2021 do të shtyhet për datën 13 shtator, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus në vend.

Kurse masat e paralajmëruara janë, ora policore nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe orari i punës për gastronominë do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30 duke funksionuar vetëm me hapësirat e jashtme, me vetëm 70 për qind të sipërfaqes. Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare, kurse sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura.

Kujtojmë se ky paralajmërim vjen disa ditë pasi filluan së zbatuari një sërë masash kundër përhapjes së koronavirusit të cilat u morën nga Qeveria e Kosovës pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Dje, ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 16 vdekje dhe 2.098 raste të reja.

Numri i rasteve aktive në Kosovë mbetet i lartë, gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 25.407 persona.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin