Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që sot ta mbledh kabinetin qeveritar në orën 16:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës, me pikat që do të diskutohen, ku në mes të tjerash Qeveria pritet të shqyrtojë propozim- vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për pagesë të shtesës në pagë për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policorë.
Në këtë mbledhje, ekzekutivi po ashtu do të shqyrtojë propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të bordit të Telekomit të Kosovës.
Më poshtë gjeni rendin e ditës me 11 pika.
Rendi-i-ditës-2-1