image “Kurti ma i madhi i shqiptarisë”, Musliu për deklaratën e Bashës: Ky lloj servilizmi ka me e marrë në qafë Albinin

Politikë

“Kurti ma i madhi i shqiptarisë”, Musliu për deklaratën e Bashës: Ky lloj servilizmi ka me e marrë në qafë Albinin

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka komentuar deklaratën e deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili e quajti kryeministrin Kurti më i madhi i shqiptarisë.

Musliu tha se njerëzit e tillë nuk i duhen afër kryeministrit.

“Qeverisja nuk do të thotë që ty ta jep primatin me u sjell si baba i dikujt, qeverisja është përgjegjësi dhe ti duhesh me kompetencë e përgjegjësi me qeverisë. Gabimi tek ne është që e shohim kryeministrin si Zot”.

Nuk don koment kjo. Ata kështu e kanë portretizuar liderin e partisë së tyre dhe ky lloj i komunikimit dhe servilizmit ka me e marr në qafë Albin Kurtin. Ia kam thënë në Kuvend. Njerëzit e tillë kanë me marrë në qafë duke i thënë mirë e ki. Nuk e ka mirë. Unë me qenë në vend të tij, njerëzit e tillë sa më larg i kisha majtë. Njerëzit e tillë të marrin në qafë”, ka thënë ajo.

Më tutje, Musliu tha se kjo deklaratë e Bashës tregon se Kurti ka shumë deficite.

Dikur fillon edhe ai të besojë që është më i madhi i shqiptarisë duke i thënë vartësitë e tij, ose ndonjë servil që e ka brenda partisë. Është e tmerrshme kjo. Nuk i vyejnë servilët afër liderit. Një burrështetas nuk ka nevojë për komente të tillë. Kjo tregon që ka shumë deficite dhe prandaj ka nevojë për Dimalin”, deklaroi ajo në T7.

/GazetaSinjali/