image Kurti letër Lajçakut: Do ta bëjë shpejt ekipin për dialog me Serbinë, unë drejtues e Thaçi anëtar

Kosovë

Politikë/ Kurti letër Lajçakut: Do ta bëjë shpejt ekipin për dialog me Serbinë, unë drejtues e Thaçi anëtar

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka shkruar letër emisarit të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë letër, Kurti e ka informuar Lajçakun për situatën lidhur me pandeminë Covid-19 në vend.

Kryeministri Kurti ka shkruar se Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE dhe Shtetet e Bashkuara.

 “Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore. Dialogu duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, marrëveshja përfundimtare duhet të shoqërohet me një garanci nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që obligon zbatimin e ndërsjellë dhe të plotë të marrëveshjes”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se do të themeloj ekipin negociator që do ta udhëheq ai, e se në të do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kësaj letre të Kurtit iu është përgigjur përfaqsuesi special i BE’së për Dialog, Miroslav Lajçak.

Në letrën e tij, Lajcak shkruan se emërimi i tij jep sinjale për angazhimin e BE’së në dialog.

 “Duke pasur parasysh rrethanat e virusit COVID-19, do të më duhet të rregulloj planet e mia për fillimin e punës sime; Do të më pëlqente të të takoja personalisht në ditët në vijim dhe të shkëmbejmë mendime për rrugën përpara. Kjo nuk do të jetë e mundur në të ardhmen e afërt; megjithatë, kjo situatë nuk do të më ndalojë të angazhohem. Unë do ju kontaktoj ju dhe udhëheqjen politike në Kosovë, në mënyrë që të fillojmë atë që shpresoj se do të jetë një shkëmbim dhe bashkëpunim i mirë dhe i frytshëm midis nesh. Në ndërkohë do t’ju inkurajoja të përdorni këtë periudhë të kufizimeve të koronavirusit në mënyrë që të vazhdoni të reflektoni dhe përgatiteni për rifillimin e procesit”, ka deklaruar ai./GazetaSinjali/