image Kurti: Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus

Politikë

Kurti: Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për fat të mirë nuk është e varur nga gazi rus.

Kurti ka marrë pjesë të martën në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup në diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”, ku ka folur edhe për hapat e Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar familjet që kursejnë energjinë elektrike.

“Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus. Kosova është e angazhuar për t’i përmbushur të gjitha obligimet për energji, për treg të lirë të energjisë”, ka thënë Kurti.

/GazetaSinjali/