image Kurti kërkon nga Kushtetuesja ta shpallë të pavlerë dhe antikushtetues dekretin e presidentit

Kosovë

Politikë/ Kurti kërkon nga Kushtetuesja ta shpallë të pavlerë dhe antikushtetues dekretin e presidentit

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese komentet lidhur me dekretin për mandatarin për formimin e qeverisë së re që ka shpallur presidenti.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit në detyrë.

“Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, dorëzoi komentet në lidhje me kërkesën nr. KO 72/20, pranë Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga Presidenti, pak para orës 16.00 të premten e datës 30 prill. Ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nga Qeveria kanë deklaruar se janë duke i kryer me sukses detyrat kushtetuese.

Komentet në Gjykatë Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit për mandatarin, sot kanë dorëzuar edhe presidenca, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje./Gazeta Sinjali/