image LDK: Kemi ofruar argumente se dekreti i Thaçit është në përputhje me Kushtetutën

Kosovë

Politikë/ LDK: Kemi ofruar argumente se dekreti i Thaçit është në përputhje me Kushtetutën

news image

Një pjesë të komenteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit, Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit sot i kanë dorëzuar edhe deputetët e këtij subjekti politik, Arban Abrashi dhe Florian Dushi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi se kanë dorëzuar komentet që lidhen me kushtetutshmërinë të dekretit të presidentit sa i përket nominimit të Avdullah Hotit për kryeministër.

 “Sot së bashku me Florian i cili pak a shumë edhe është pjesë e ekspertëve të Lidhjes Demokratike kemi dorëzuar komentet tona rreth këtij rasti”, tha ai.

Kurse, deputeti Florian Dushi tha se këto komente përmbajnë këndvështrimin e deputetëve përmes të cilave kanë dhënë mjaftueshëm argumente të cilat theksojnë që dekreti i presidentit Hashim Thaçi është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

 “Sot kemi dorëzuar një pjesë të komenteve tona që ndërlidhen me kushtetutshmërinë e dekretin e presidentit për mandatimin e zotëri Hotit për kandidat të ardhshëm për kryeministër. Natyrisht këto komente përmbajnë këndvështrimet tona pikëpamjet tona me atë se çka do të duhet të zhvillohej tutje pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. Kemi provuar dhe besoj që kemi argumentuar mjaftueshëm pikëpamjet tona se dekreti i presidentit për mandatin e zotërit Hoti është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe se Kuvendi i Kosovës duke përfshirë edhe shumicën e deputetëve të këtij Kuvendi që janë deklaruar pro ndërtimit të një qeverie të re kanë të drejtë që këtë ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi ai.

Komente në Gjykatën Kushtetuese lidhur me dekretin e Thaçit i kanë dorëzuar sot edhe shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi, Driton Selmanaj dhe Shkemb Manaj./GazetaSinjali/