image Kurti: Jemi të gatshëm që propozimi i BE-së, i mbështetur nga Franca e Gjermania të vendoset në tryezë

Politikë

Kurti: Jemi të gatshëm që propozimi i BE-së, i mbështetur nga Franca e Gjermania të vendoset në tryezë

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ai është i gatshëm që propozimi i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania të vendoset në tryezë të diskutimeve “një orë e më parë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Kurtit, tashmë është koha për hapa të mëdhenj në procesin e dialogut. Këto komente i tha gjatë konferencës për media pas mbledhjes së Qeverisë.

“Nuk është koha për ambicie të vogla, është koha e hapave të mëdhenj, andaj unë si kryeministër dhe Kosova si Republikë, jemi të gatshëm që propozimi i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania të vendoset në tryezë një orë e më parë” – ka thënë ai.

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për shtyrjen për 48 orë të vendimit për shqiptim të gjobave dhe duke thënë se kjo është bërë për t’i dhënë një mundësi arritjes së marrëveshjes që ishte afër të ndodhte në Brusksel.

“Ne kemi qenë të gatshëm ta suspendojmë fazën e dytë dhe Serbia të mos lëshoj targa dhe në këtë mënyrë ta dakordojmë hapësirën për një marrëveshje ligjërisht obligative deri në marsin 2023. Arsye pse kam shkuar nuk janë targat por marrëveshja, por ata hoqën dorë” – ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se palët ndodhen në këtë situatë sepse “pika e parë korniza e përgjithshme të marrëveshjes u braktis së bashku me propozimin e BE-së së mbështetur nga Franca dhe Gjermania”.

/GazetaSinjali/