image Kurti: Jemi pajtuar me LDK-në për koalicionin qeverisës

Kosovë

Politikë/ Kurti: Jemi pajtuar me LDK-në për koalicionin qeverisës

news image

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka deklaraur se janë pajtuar në parim me Lidhjen Demokratike të Kosovës për krijimin e koalicionit qeverisës.

Gjatë një interviste për emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun në Klan, kandidati për kryeministër i cili fitoi në zgjedhjet e 6 nëntorit ka paralajmëruar se nesër së bashku me nënkryetarin e VV-së, Besnik Bislimi do të takohen me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe nënkryetaren e kësaj partie, Vjosa Osmanin për të diskutuar më detajisht për jetësimin e kësaj marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Kurti tha se LVV-ja dhe LDK-ja nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të hyjnë në koalicion së bashku.

“Pra ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi të dënuar të bashkëpunojmë. Ishim opozitë të dyja, ndryshimi nënkupton që opozita bëhet qeveri dhe mu këtë gjë e ka dashur populli me pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 6 Tetorit.”

Kurti tha se posti i Kryeministrit nuk është në tryezën e negociatave, pasi sipas tij këtë e ka vendosur populli në kutitë e votimit, kur e nxori LVV-ja si parti të parë. Ai ka bërë të ditur se do të dëshironte ta kishte Vjosa Osmanin në kabinetin qeverisës të udhëhequr prej tij.

Ai tha se Vjosa Osmani  do ta kryente mirë  punën edhe si ministre e jashtme edhe si kryeparlamentare. /Gazeta Sinjali/