image Kurti javën e ardhshme në Paris, takohet me Macronin

Politikë

Kurti javën e ardhshme në Paris, takohet me Macronin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë javës së ardhshme do të takohet në Paris me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu u bë e ditur gjatë një takimi që Kurti ka zhvilluar sot me këshilltaren politike të Macronit për Ballkan, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.

“Ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kryeministrit Kurti në Paris gjatë javës së ardhshme, ku do të zhvillohet takimi i parë me presidentin Macron. Tema gjatë bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Zyra e Kryeministrit po ashtu njoftoi se gjatë këtij takimi është folur edhe për vizitën e fundit të Kurtit në Bruksel dhe për “kapitullin e ri të dialogut me Serbinë”./Gazeta Sinjali/