Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka deklaruar se Kosova duhet të udhëhiqet nga ndërkombëtarët në marrjen e vendimeve, siç ishte heqja e dinarit.
Ai ka rikujtuar se data e pavarësisë së Kosovës, simboli dhe flamuri u caktua nga ndërkombëtarët, për të cilat Vetëvendosja ishte kundër.
Ish-ambasadori tha se problemet rajonale nuk mund t’i zgjidhë të gjitha Kurti, por duhet të jetë në linjë me ndërkombëtarët.
“Përtej debatit politik, Kosova është në një sfidë të madhe qoftë të brendshme dhe të jashtme. Është vendosur Kosova jo thjesht në raport me problemet e veta, por sfidat rajonale, ka një bast akoma më të madh. Kjo qeveri e ka vendosur Kosovën në agjendën e shqetësimeve amerikane apo evropiane është e tepruar. Duhet të kishte raport normal. Nuk është thjesht çështja e territorit, por sovranitetit. Kërkon sovranitet në gjithë pjesët e saj, as Kurti nuk është fajtor në të gjitha dhe nuk mund të jetë Kurti që do t’i zgjidhë të gjitha. Ka ardhur si një projeksion kompromise, në tetor 2005 filluan bisedimet për statusin. Pavarësia e Kosovës, edhe data u caktua me partnerët ndërkombëtarë, simboli, flamuri. Vetëvendosja ka qenë kundër, të vijmë te çështjet e tjera me monitorimin e shtetit të Kosovës. Sa e fuqishme është në sovranitet Kosova, vetë Shqipëria kur ka ardhur puna në partneritet ka qenë dëgjuese e mirë. E kemi njohur Maqedoninë e Veriut edhe pse kishin shumë probleme. Ne gjithmonë kemi vepruar në përputhje ndërkombëtare dhe asnjëherë nuk kemi çeduar jashtë këtij aksi. Tani ka dy rrugë ose do i zgjidhësh të gjitha problemet vetë, kjo nuk besoj se do të ndodhë. Një lloj përgjigje u dha, agjenda e takimeve Kurti ishte e limituar. Nuk ka pasur takime të nivelit të lartë, do apo s’do zoti Kurti nuk mund ta kapërcejë këtë linjë sepse Kosova është e tillë se është projeksion dhe askush nuk mund të hyjë në kompromise me këto. Edhe të tjerë kanë provuar të paraqiten si sovranistë, ishte rasti kur ish presidenti Thaçi në një moment u bë pishman për Gjykatën Speciale, nxitën dhe mbështetën për të hedhur poshtë gjykatën speciale. I dërgoi një letër sekretarit që kjo gjykatë të mbyllej, SHBA reagoi shumë ashpër. Nuk është Kurti i pari që ka marrë akte që nuk janë mirëpritur nga SHBA. Por në përgjithësi ka çeduar në korridorin e ndërtimit të një marrëdhënie të qëndrueshme me SHBA. Kurti thotë jemi në koordinim me partnerët dhe i kemi njoftuar”-deklaroi ish-ambasadori në Top Story.