image Kurti i kërkon presidentit të PE-së që pesë shtetet mosnjohëse ta njohin Kosovën

Politikë

Kurti i kërkon presidentit të PE-së që pesë shtetet mosnjohëse ta njohin Kosovën

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës në Bruksel, është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Në këtë takim, Kurti u shpreh mirënjohës për rolin avokues dhe qëndrimin pozitiv të Parlamentit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovës, ku kërkoi që edhe më tej Parlamenti Evropian të vazhdojë thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse.

Ai tha se i është mirënjohës rolit avokues dhe qëndrimit pozitiv të Parlamentit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë si dhe shprehu kërkesën që Parlamenti Evropian të vazhdojë edhe më tej thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

/GazetaSinjali/