image Kurti i bindur për zgjedhje të reja, mbanë mbledhje online me qendrat e VV-së

Kosovë

Politikë/ Kurti i bindur për zgjedhje të reja, mbanë mbledhje online me qendrat e VV-së

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e të gjitha Qendrave të kësaj organizate, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri i vendit, njëherit kryetari i partisë, Albin Kurti.

“Në këtë mbledhje të drejtuar nga Vlora Haxhimehmedi, Kryetari Kurti njoftoi përfaqësuesit e qendrave të Lëvizjes me vendimet që ka marrë qeveria për ta luftuar koronavirusin dhe për masat e ndërmarra dhe ato që parashihen të ndermirën për të ndihmuar bizneset, punëtorët dhe ata që kanë më së shumti nevojë. Kryetari po ashtu foli edhe për shkarkimet e bordeve dhe zyrtarëve institucional që janë bërë muajt e kaluar, për mocionin e votëbesimit javës që shkoi, dhe për hapat e ardhshëm që ne si organizatë e si struktura duhet t’i ndërmarrim si në aspektin shoqërorë të kujdesit e solidaritetit gjatë konfrontimit të pandemisë ashtu edhe në aspektin politik të situatës së krijuar pas mocionit”, thuhet në njoftim, përcjellë Gazeta Sinjali.

Tutje thuhet se Lëvizja VETËVENDOSJE! gëzon mbështetjen më të madhe që e ka pasur ndonjëherë.

Deri sa krejt në fund ata flasin edhe për zgjedhje, për të cilat sipas tyre janë afër.

“Prandaj, meqenëse zgjedhjet janë afër është detyrë e secilit prej nesh të punoj që të rritet organizata jonë. Legjitimiteti buron nga zgjedhjet. Zgjedhjet e fundit i ka fituar Lëvizja jonë e jo partitë e tjera. Nuk mund e nuk do ta lejojmë të vidhet vota për ndryshim. Deri atëherë, kujdes të shtuar e qëndrim të mbarë nëpër shtëpi”./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156676432047000?__xts__[0]=68.ARCT-aPaPikjC8no2xTGI02FQ9cVOUt_9kw0zCvl4TgVd8VktyHNbAFK1ICg7BLqrAn84Gvq6J4vvTEP4QjzhNEl9cRuIIGzC-q4QHPl6Fmg2V5gL4_XBnCqH0Gq5bSmeHSPbtcu_PS3v9FUVBBKzhmlJF6T3XOHRFDig_X5HwwoHi3OyZkypt0fzx7Euhf5cbPQ1I_NpLNDI4fZhEs34oMqXPCtTwUIxURJQB29mdn6mR_kgeHBmOdylnaIon-2WtykFNpcQGMNM16KsRsHtY9db9fvTIQUtbJ2Rx-O1U_ppbMOoL0maX_HfEB-uewBbv619ePkSyOnP9J8hg&__tn__=-R