image Kurti - Hykmete Bajramit: Blerim Isufaj e di që me mua s’bëhet pazar, prandaj s’ka ardhur te unë

Politikë

Kurti – Hykmete Bajramit: Blerim Isufaj e di që me mua s’bëhet pazar, prandaj s’ka ardhur te unë

news image

Kryeministri Albin Kurti është përplasur me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, për çështjen e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“E falënderoj shumë deputeten Hykmete Bajrami që tregoi se qysh janë kanë bërë këta dikur. Pra, ajo tha se po të dëshironte Blerim Isufaj të bëhej kryeprokuror me çdo kusht, kishte ardhur me dosjen e Nagip Krasniqit te unë si kryeministër që të bëjmë pazar. Ama ai e di që unë s’bëj pazar, ai ka ardhur te ju ashtu. Prandaj, ju e dini qysh bëhet kjo punë për t’u bërë dikush kryeprokuror. Te unë s’ka ardhur se e ka ditë që s’ka për çka vjen”.

Kurti tha se reagoi për këtë rast në Kuvend meqë “iu bë gjyqi në Parlament”.

/GazetaSinjali/