image Kurti fton shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të votojnë

Kosovë

Zgjedhjet/ Kurti fton shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të votojnë

news image

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se më 6 tetor do të hapet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.

Ai në një tubim të mbajtur në Shkup, iu bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të votojnë në këto zgjedhje.

“Shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut e kanë dyshtetësinë. Por, le të mos i kenë dy mendje. Më 6 tetor u bëj thirrje të vijnë në Kosovë e të votojnë. Shfrytëzojeni shansin, përdoreni mundësinë, ushtroni të drejtën. Lista jonë e zgjedhjeve si kurrë më parë reflekton gjuhën që ne flasim, vullnetin që ne përfaqësojmë, interesin e përgjithshëm që ne mbrojmë.Shqipja nuk flitet vetëm në Kosovë, prandaj parlamenti nuk është vetëm i Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti theksoi se rruga e Maqedonisë së Veriut, sikurse e shteteve të tjera në Ballkan, është ajo e bashkëpunimit, e integrimit dhe respektit të ndërsjelltë dhe jo ajo e përjashtimit dhe mohimit.