image Kurti: Ftoj qytetarët ta shfrytëzojnë këtë rast unik dhe historik

Kosovë

Votim/ Kurti: Ftoj qytetarët ta shfrytëzojnë këtë rast unik dhe historik

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar para orës 10:00 në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik.

Pasi ka hedhur votën në kutinë e votimit, lideri i Vetëvendosje ka theksuar se kjo është një ditë e veçantë pasi të gjitha aktiviteteve në fushatë sot i përgjigjet populli si burim i sovranitetit. 

Kurti ka thënë se sot nuk ka rëndësi nëse je i pasur apo i varfër, burrë apo grua, a ke mbaruar shkollim të lartë a jo, je nga qyteti apo fshati, pasi të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe u jepen shanse të barabarta për të votuar.  

“U bejë thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë rast unik për nga karakteri dhe historik për nga pesha. Le të votojmë dhe të festojmë” ka thënë kandidati i VV-së për kryeministër të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.  / Gazeta Sinjali/