image Kurti flet për Vjosa Osmanin: Ajo nuk ka dalë kundër LDK-së por udhëheqja e stërvjetëruar kundër saj

Kosovë

Politikë/ Kurti flet për Vjosa Osmanin: Ajo nuk ka dalë kundër LDK-së por udhëheqja e stërvjetëruar kundër saj

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Vjosa Osmani nuk ka dalur kundër LDK-së, por udhëheqja e stërvjetuar e LDK-së kundër saj.

“Vjosa Osmani nuk ka dalë kundër LDK-së, ajo ka marrë më së shumnti vota në LDK, është udhëheqja e stërvjetruar që ka dalë kundër saj, e cila e shpëtoi LDK-në në zgjedhjet e fundit. Ajo si kryekuvendare unë si kryeministër kemi raporte të mira, bashkëpunim të rregullt dhe besoj që edhe në të ardhmen do të ngelen të këtilla dhe s’kam asnjë arsye të besoj se do të jetë ndryshe”, tha Kurti në Owa News.

Më tutje, Kurti ka folur edhe për ambasadorin Richard Grenell, me të cilin nuk ka shumë raporte të mira.

“Grenell kishte dikur tri funksione sot ka një. Nuk e di ky zvogëlim drastik si diplomat a do të thotë se ai do të ketë më shumë kohë të mirret me dialog, apo edhe aty do të ketë më pak pushtet, por do ta marrim vesh në ditët në vijim”, tha ai./ Gazeta Sinjali/