image Kurti flet në telefon me Engelin, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

Politikë

Kurti flet në telefon me Engelin, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresistin amerikan, Eliot Engel, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti tha se Engel ka qenë zëri i Kosovës për dekada me radhë në Kongresin Amerikan dhe se ai po kujdeset ende për pavarësinë dhe të ardhmen e popullit shqiptar.

I pari i ekzekutivit thotë se e ka falënderuar ish-kongresmenin amerikan për mbështetjen dhe e ka ftuar që vitin e ardhshëm të jetë në Kosovë për ta festuar Pavarësinë dhe 75-vjetorin e lindjes së tij.

“Eliot Engel është një mik i vjetër i Kosovës. Ai ka qenë zëri ynë në Kongres (Amerikan) për dekada dhe sot ai ende kujdeset thellësisht për pavarësinë dhe të ardhmen tonë. Unë e falënderova atë për mbështetjen e tij dhe e ftova atë për të festuar pavarësinë tonë dhe 75-vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovë”, shkroi Kurti në Twitter./Gazeta Sinjali/