image Kurti falënderon mërgatën për votat në zgjedhjet e 6 tetorit

Kosovë

Tubim/ Kurti falënderon mërgatën për votat në zgjedhjet e 6 tetorit

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti theksoi prioritetet dhe zotimet e qeverisë së re si dhe vendimet e para që do të ndërmarr siç është zvogëlimi i qeverisë dhe ndalimi i menjëhershëm i keqpërdorimeve.

Kurti këto komente i bëri në një tubim me bashkatdhetarë në Universitetin e Winchesterit të Londrës, ku falënderoi mërgatën për kontributin e vazhdueshëm para, gjatë dhe pas luftës si dhe organizimin masiv për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai tha që për mërgatën do të krijojë mundësinë e votimit në vendet ku jetojnë nëpër Ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës, rimëkëmbje të shkollës shqipe për fëmijët e mërgatës si dhe mundësi për investime fitimprurëse në Kosovë.

Në ligjëratën me temën “Ndërtimi ndërkombëtar i paqes – Rasti i Kosovës” ku ishin të pranishëm studentë, hulumtuesë, ekspertë dhe pjestarë të mërgatës, Kurti foli për procesin e ndërtimit të paqes në Kosovë pas ndërhyrjes së NATO-s, sfidat nga burokracia ndërkombëtare dhe korrupsioni qeveritar brenda Kosovës dhe ato të agresivitetit të Serbisë prej jashtë, si hapat e që duhet të ndërmerren përmes zhvillimit ekonomik e drejtësisë ligjore për të siguruar paqen afatgjate./Gazeta Sinjali/