image Kurti fajëson qeveritë e kaluara për shtrenjtimin e rrymës: Po të mos ishte vjedhur më parë, sot nuk do të kishte rënie të blloqeve

Kosovë

Kurti fajëson qeveritë e kaluara për shtrenjtimin e rrymës: Po të mos ishte vjedhur më parë, sot nuk do të kishte rënie të blloqeve

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke mbajtur një konferencë për media së bashku me ministren e Ekonomisë, lidhur me gjendjen energjetike në vend dhe paralajmërimin për rritjen e çmimit të rrymës nga ZRrE, raporton Gazeta Sinjali.

Ndonëse tha se është barrë e rëndë për qytetarët, Kurti fajësoi qeveritë e kaluara për gjendjen e tanishme dhe shtrenjtimin e rrymës.

Sipas tij, nëse nuk do të “ishte vjedhur”, nuk do të kishte as shtrenjtim të rrymës e as rënie të blloqeve.

Faktori tjetër është Kosova është lënë në mëshirë tregtarëve të energjisë. Politikëbërësit e kaluar nëpërmjet veprimeve të tyre, shpesh edhe heshtjes, prioritet i kanë dhënë prodhuesve të tjerë të rajonit. Po të mos ishte vjedhur pamëshirshëm, gjendja me prodhim e me kapacitete do të ishte më ndryshe, e nuk do të kishte rënie të blloqeve. Nëse çmimi i energjisë do të rritej në mënyrë lineare, nuk do të ishim në këtë situatë, Pasi kjo nuk ka ndodhur, ZRrE ka dhënë zgjidhjen financiare. Çmimi i propozuar nga ZRrE është barrë e rëndë për t’u përballur nga qytetari në Kosovë”, tha Kurti, raporton Sinjali./GazetaSinjali/