image Kurti: Emrat e kriminelëve të luftës dihen publikisht, Prokuroria Speciale të aktivizohet

Politikë

Thirrje/ Kurti: Emrat e kriminelëve të luftës dihen publikisht, Prokuroria Speciale të aktivizohet

news image

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë së Prokuroria Speciale nuk po i ndjek kriminelët e luftës, emrat e të cilëve, sipas tij, dihen publikisht.  

 “Por, prokuroria speciale po hesht. Pse nuk kanë nisur hetimet dhe akuzat? Pse nuk janë çuar ende përballë trupit gjykues masakruesit e popullit tonë? Pse nuk ka sot një konferencë të tyre për medie ku ata raportojnë publikisht për punën e tyre në këta gjashtë muaj?”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai kërkon që kjo prokurori të aktivizohet, pasi sipas tij gjykimi dhe dënimi i kriminelëve të luftës është detyrë ndaj njerëzimit.

“Gjykimi e dënimi i kriminelëve të luftës është detyrë, jo vetëm përballë kombit tonë, por përballë gjithë njerëzimit. Prokurorët specialë nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë pasivë në lidhje me këtë”, ka thënë tutje lideri i VV-së. /Gazeta Sinjali/

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/742806299552590