image Kurti emëron ministrin e ri të Shëndetësisë

Politikë

Kurti emëron ministrin e ri të Shëndetësisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Rifat Latifin, ministër të Shëndetësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti, përmes një konference për media.

Latifi njihet si kirurg i famshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton e vepron që shumë vite.

Rifat Latifi është themelues i Kongresit të Parë Klinik, i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës./Gazeta Sinjali/