image Kurti emëron këshilltarin e tij të parë politik, e bën edhe drejtor

Kosovë

Qeveria/ Kurti emëron këshilltarin e tij të parë politik, e bën edhe drejtor

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Aziz Bicin këshilltar të tij politik dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti i ka uruar suksese Bicit në detyrën e re, duke mirëpritur këshillat e tij politike.

Kurti ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë nga Bici si drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Gazeta Sinjali/