Kryeministri Albin Kurti ka emëruar edhe një zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se zëvendësministër është emëruar Mentor Arifaj.
“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministres së Ekonomisë dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministrja, si dhe për zëvendësimin e Ministres kur ajo mungon ose nuk është në gjendje të kryejë detyrën e saj”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Sinjali.
Vendimi ka hyrë në fuqi më 15 prill 2021.
Ministre e Ekonomisë është Artane Rizvanolli. /Gazeta Sinjali/