image Kurti elektrizon masën me statusin e fundit, 26 mijë 'likes' për 28 minuta

Sociale

Kurti elektrizon masën me statusin e fundit, 26 mijë ‘likes’ për 28 minuta

news image

Postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social “Facebook” ku shkroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në takimin e 2 majit në Bruksel ka deklaruar se “Milan Radojçiqi do të jetë Adem Jashari i serbëve” ka aktivizuar qytetarët e vendit, kryesisht mbështetësit e Kurtit.

”Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.

Për vetëm 9 minuta, ky status i Kurtit ka marrë 12 mijë pëlqime, teksa numri i tyre vazhdimisht ka shënuar e po shënon rritje.

Momentalisht, Kurti për 28 minuta, ka marrë 26 mijë pëlqime në statusin e lartë cekur.

Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë…

Posted by Albin Kurti on Tuesday, September 26, 2023

/GazetaSinjali/