image Kurti e vendos flamurin "lara-lara" në zyrën e tij

Kosovë

Kurti e vendos flamurin “lara-lara” në zyrën e tij

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi sot kërkoi që shqiptarët e Kosovës në Amerikë, në zgjedhjet presidenciale, të votojnë për kandidatin demokrat, Joe Biden, raporton Gazeta Sinjali.

Prapa Kurtit në këtë video shihen tre flamuj të vendosur në tavolinën e tij të punës.

Në mesin e tre flamujve është edhe flamuri shtetëror i Kosovës, të cilit Kurti, para se të ulej në karrigen e kryeministrit, i ishte referuar me “flamuri lara-lara”.

Krahas flamurit të Kosovës, lideri i VV-së ka vendosur edhe flamurin kombëtar dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Gazeta Sinjali/