image Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Amerikë që ta votojnë Joe Biden për president

Politikë

Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Amerikë që ta votojnë Joe Biden për president

news image

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve në Amerikë që ta votojnë Joe Biden për president në zgjedhjet presidenciale, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në profilin e tij në Facebook, Kurti është shprehur se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës” ka thënë Kurti.

Tutje, ai thotë se një fitore e Biden-it do të kishte një ndikim pozitiv në të dy anët e Atlantikut.

Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 3 nëntor. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/videos/280698453047663/?xts[0]=68.ARCeoTgIXq15xnJWVFMJqv9ygXP-9SnIdjWMR1L-0Grx9MojbdXL9QH5tUmEMBRhYLvrhXWkcnqOJIGs-OMOCI3pLJK5obfKixFq_1Nps6BuWUHTm1uK45UtsVC7ny5B8EWQv8l8dp78RODS9TiuTcIhgdl4SLoTfAtqGdypbGvn93d0aINOzBGBaDKFWcxOr-XvrRdQy-1zbCZhhX6kcWZ-rZLHaGXFW3K9ujV9E3bwVMLz0OBsYghQU-Gsq4Mhabz725zRKHRRvjANU8xEiYBf3vSgM1fZP3KDRCkl6ljRU4y1_AhdHiGPT87yAIkuslcT0azu09o77E5cWhsFBSKS-BUln9n4&tn=-R