image Kurti e Veliu takohen me ambasadorin italian në Kosovë, diskutojnë për miratimin e buxhetit

Kosovë

Politikë/ Kurti e Veliu takohen me ambasadorin italian në Kosovë, diskutojnë për miratimin e buxhetit

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, takuan ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe zëvendës-ambasadorin Matteo Corradini.

Sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, në këtë takim u diskutua për miratimin e buxhetit, e cila po vlerësohet si sfida e parë e kësaj qeverie. Përveç buxhetit, programi i Qeverisë e dialogu ishin ato që e morën vëmendjen më të madhe në këtë takim.

“Italia ka qenë për vite të tëra aleate e Kosovës dhe kështu do të jetë. Takimet mes nesh do të rriten njëlloj sikur bashkëpunimi”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/