Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.
Në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti e uroi Hotin për përgjegjësitë e reja.
Sipas komunikatës së ZKM-së, Kurti i tha se forcimi i rendit publik dhe sundimi i ligjit janë synim i yni i përbashkët.
“Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla i dhanë mbështetjen e plotë u.d. Drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në komunikatë.
/GazetaSinjali/