image Kurti e Rama 'përplasen' për Mini-Shengenin në konferencën e përbashkët në Tiranë

Kosovë

Takimi/ Kurti e Rama ‘përplasen’ për Mini-Shengenin në konferencën e përbashkët në Tiranë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit me rastin e vizitës së Kurtit në Shqipëri, kanë shfaqur qartë mospajtimet e tyre për Mini-Shengenin ballkanik në konferencën e përbashkët për shtyp.

Kurti ka thënë se takimi i sotëm me Ramën ishtë më parë për Makro-Shengenin shqiptar sesa për Mini-Shengenin ballkanik, ndërsa i menjëhershëm ka qenë kundërshtimi i Ramës, i cili ka thënë se nuk mund të ketë Makro-Shengen shqiptar pa Mini-Shengen ballkanik, raporton Gazeta Sinjali.

“Ky ishte takimi ynë i parë. Ka edhe shumë tema të cilat do t’I trajtojmë në të ardhmën. Këtë temë e tratjtuam, por shkurtimisht., meqenëse takimi ynë sot ishtë më parë për Makro-Shëngenin shqiptar sesa për Mini-Shengenin ballkanik”, ka thënë Kurti.

Rama ka pranuar se e kanë diskutuar këtë temë, dhe ka treguar mospajtimin mes tyre për këtë çështje.

“Është e vërtetë që në këtë pikë ne kemi një diskutim për ta çuar përpara. Unë besoj që s’ka Makro-Shengen shqiptar pa Mini-Shengen ballkanik, edhepse kjo fjala “mini” nuk e di kush ia vuri, por unë edhe për shkak të gjatësisë nuk jam i prirur të bëj gjëra mini. Por besoj që Makro-Shengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me Shengenin rajonal, sepse nëse ne jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin  tonë – çka e kemi diskutuar dhe do të bëjmë çmos që të jemi – atëherë na hapet rruga që është e mbyllur prej të gjitha viteve, numërojeni sit ë doni, për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve, për të pasur lëvizje të lirë mes nësh, lëvizje të lirë jo vetëm mallrave dhe kapitaleve por edhe të njerëzve që deri dje ishte e paimagjinueshme për shkak të rezistencës jo vetëm të Serbisë, por edhe të gjitha vendeve të tjera”, ka thënë Rama.

Tutje, ai i ka dhënë merita vetes për , siç ka thënë, thyerjen e rezistencës së Serbisë për heqjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sot, është vetëm në dorën tonë, sepse –dua ta them me plot gojën – këtë rezistencë unë e kam thyer dhe sot na takon ne ta bëjmë më të mirën dhe të mos humbasim kohë por ta çojmë përpara atë proces sepse askush, as Serbia dhe as vendet e tjera nuk na thonë dot se po bëjmë Shqipërinë e madhe. Për këtë e kam diskutuar me kryeministrin që të fillojmë mënjëherë nga puna me të gjitha agjencitë që garantojnë aspektet e sigurisë sipas modelit të Shengenit”, ka thënë Rama.

Kryeministrat e dy vendeve kanë deklaruar se janë marrë vesh për takimin e radhës midis dy qeverive, i cili pritet të zhvillohet në Shkodër. /Gazeta Sinjali/