image Kurti e pranon se Vetëvendosje ka ndryshuar tërë kohën

Kosovë

Evoluimi/ Kurti e pranon se Vetëvendosje ka ndryshuar tërë kohën

news image

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka mohuar ndryshimin që ka pësuar Vetëvendosje ndër vite që nga themelimi e deri tani që është në krye të shtetit të Kosovës.

‘’Asnjëherë nuk kam thënë që ne nuk kemi ndryshuar, Vetëvendosje ka evlouar, ka ndryshuar tërë kohën’’, ka thënë Kurti

Kurti gjithashtu ka theksuar se Kosova  ka pasur opozitën më të fortë në Ballkanin Perëndimor dhe se ardhja e opozitës në pozitë është një nga aktet demokratike të shtetit.

‘’Unë i inkurajoj opozitën të jenë të zhurmshëm, të jenë dinamikë dhe të ketë kundërshtime, sepse kështu na ndihmojnë edhe ne, por më shumë Kosovën’’, është shprehur Kurti.

Kurti nuk e ka përjashtuar as mundësinë e daljes së Vetëvendosjes si parti në zgjedhjet e ardhshme në shtetin e Shqipërisë./ Gazeta Sinjali/