image Kurti e pranon që s'i ka punët mirë me Ramën, komenton refuzimin që ia bëri ai

Kosovë

Politikë/ Kurti e pranon që s’i ka punët mirë me Ramën, komenton refuzimin që ia bëri ai

news image

Marrëdhëniet mes dy kryeministrave në Shqipëri dhe Kosovë duken se vazhdojnë të mbeten  të “ngrira”. Një fakt të tillë e pranoi dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti për Rtv Ora, i cili solli edhe njëherë në vëmendje refuzimin e kryeministrit shqiptar për ta takuar në mars  për një plan të përbashkët veprimi kundër koronavirusit.

Kurti thotë se nga ana e tij janë bërë të gjitha përpjekjet për një marrëdhënie normale, duke shtuar kryeministrat e dy shteteve shqiptare nuk e kanë luksin të injorojnë njëri-tjetrin në këtë mënyrë.

“Për besë nuk e di për cfarë e ka fjalën… Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Rama për shkak se unë propozova të takohemi bashkë tre liderë institucionalë nga Kosova dhe Shqipëria në fund të muajit mars. Meqenëse nuk mund të bëjmë takimet e qeverive,  thashë ta bëjmë krerët institucionalë, krerët e Kuvendit, Kryeministrat dhe Presidentët nga Kosova dhe Shqipëria. 6 veta të diskutojmë dhe për çështjen e luftimit të pandemisë Covid-19 por edhe për hallet e njëri-tjetrit dhe hallet e përbashkëta sepse kufiri nuk duhet të na ndante”, u shpreh Kurti.

“Kosova dhe Shqipëria e kanë një kufi që nuk është i shqiptarëve dhe ne përfaqësojmë shqiptarët por nuk pati gatishmëri dhe interesim për një takim të tillë. Unë jam i interesuar që të bashkëpunojmë, mendoj se kryeministri i  Kosovës dhe ai i Shqipërisë nuk e ka kanë komoditetin dhe as lirinë që ta injorojnë njëri-tjetrin kështu dhe që të mos takohen, të mos komunikojnë dhe të bashkëpunojnë”, shtoi ai.

Rama refuzimin e arysetoi me faktin se i dukej një takim propagandë.

Nuk e kam parë të arsyeshme një takim të tillë propagande. Se ç’pandemi do të luftonim në në atë format?! Ndërkohë kishte edhe probleme të tjera në Kosovë. Për ju nuk e di, por për mua ishte një shfaqje që nuk e konsiderova të arsyeshme të merrja pjesë”, kishte deklaruar ai. /Gazeta Sinjali/