image Kurti e merr një dhuratë nga një qytetar: Mos tradhtoni dhe mos u shitni

Kosovë

Homazhe/ Kurti e merr një dhuratë nga një qytetar: Mos tradhtoni dhe mos u shitni

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e aktivistëve Arben Xheladini e Mon Balaj në përvjetorin e 13-të të vrasjes së tyre.

Pas fjalimit të tij për këtë ceromoni, Kurti u befasua nga një person. Ai ia dhuroi një bluzë nga protesta e 10 shkurtit të vitit 2007 me mbishkrimin “Vetëvendosje”.

“Mos tradhtoni dhe mos u shitni”, ishte mesazhi i personit që ia dha këtë dhuratë Kurtit. /Gazeta Sinjali/

Image