Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, thotë se partia e tij ka vetëm një koalicion, atë me qytetarët.
Pas prishjes së koalicionit e LDK-në, që Lëvizja Vetëvendosje e konsideronte partnere të vetme që para zgjedhjeve të fundit, zyrtari i lartë i kësaj partie, Glauk Konjufca, për herë të parë bëri me dije që partia e tij nuk duhet të ketë vija të kuqe as ndaj PDK-së. Një koalicion të mundshëm me partinë e Kadri Veselit nuk e përjashtoi kategorikisht as Albin Kurti.
Ndërkaq Abazi, i cili ka më pak se një vit prej që është anëtarësuar në LVV, thotë se partia e tij ka vetëm një koalicion, atë me qytetarët
“LVV ka vetëm një koalicion, një partneritet dhe vetëm një borxh- vetëm me qytetarët e vendit që jetojnë këtu apo në mërgatë”, ka shkruar Abazi /Gazeta Sinjali/