image Kurti e arsyeton vendimin e Sveçlës për lejet e deputetëve në seancën e "kotë"

Kosovë

Politikë/ Kurti e arsyeton vendimin e Sveçlës për lejet e deputetëve në seancën e “kotë”

news image

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka arsyetuar vendimin e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës për lejimin e deputetëve për pjesëmarrje në seancën e sotme.

Kurti tha para mediave se me këtë veprim janë duke u trajtuar njëjtë qytetarët dhe deputetët. Andaj, sipas tij, deputetët nuk kanë pse të ankohen. Madje, kryeministri në detyrë tha se seanca e sotme është e kotë dhe dërgon mesazhe negative te qytetarët.

“Besoj që është më miri të përgjigjet vetë ushtruesi i detyrës të ministrit, por është e qartë që Prishtina është në karantinë, në mënyrë që të mos ketë kurrfarë pengese për deputetët besoj që e ka marrë një vendim të tillë. Unë e kam bindjen time që seancat e tilla jo vetëm që nuk janë të dobishme por janë kundër produktive, dërgojnë mesazh negativ te qytetarët. Janë të kota, për brengën e ngritur nuk mund të kenë ndikimin që dua. Po trajtohet edhe deputeti si qytetari s’besoj që duhet të ketë qytetarë që ankohen”, thotë ai. /Gazeta Sinjali/