image Kurti e arsyeton punësimin e axhës së Konjufcës në Ministrinë e Mbrojtjes: Ai e ka kryer akademinë ushtarake para se t'i lindë nipi

Politikë

Kurti e arsyeton punësimin e axhës së Konjufcës në Ministrinë e Mbrojtjes: Ai e ka kryer akademinë ushtarake para se t’i lindë nipi

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është përgjigjur pyetjeve të opozitës për punësimet e familjarëve të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në institucionet e shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti ka arsyetuar punësimin e xhaxhait të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, Rabit Konjufcës, në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Merreni me mend, këshilltari në Ministrinë e Mbrojtjes (Rabit Konjufca) e ka kryer akademinë ushtarake para se të lind nipi i tij (Glauk Konjufca)”, tha Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, pas pyetjes së deputetit të PDK-së, Fadil Nura.

Kurti tha se qeveria që ai udhëheqë nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit kur ka emëruar Konjufcën dhe të tjerët në poste politike./Gazeta Sinjali/