image Xhaxhai i Glauk Konjufcës emërohet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Xhaxhai i Glauk Konjufcës emërohet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

news image

Rabit Konjufca, i cili është xhaxhai i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ai do të jetë këshilltar politik i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt.

Se Konjufca mban këtë pozitë figuron edhe në webfaqen zyrtare të kësaj ministrie, ndonëse përveç emrit dhe postit nuk është publikuar asnjë informacion tjetër rreth tij.

Rabit Konjufca kishte qenë kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin