image Kurti: Drejtësia ende mungon për Monin e Arbenin, UNMIKU duhet të marrë masa

Politikë/ Kurti: Drejtësia ende mungon për Monin e Arbenin, UNMIKU duhet të marrë masa

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nder të 13 vjetorit të rënies së demonstruesve, Mon Balaj dhe Arber Xheladini, ka deklaruar se protesta e 10 shkurtit të vitit 2007 ishte kundër diskriminimit të shqiptarëve në paketën e Ahtisarit dhe se vendimet të cilat atëherë u pranuan nga politikanët tanë sot po e dëmtojnë Kosovën dhe sovranitetin e saj.

Ai tha se korrigjimi dhe rregullimi i vendimeve të politikanëve të asaj kohe marrin shumë kohë, shumë më tepër se dëmtimi e rrënimi.

“Prandaj me 10 shkurt 2007 protestuam me shumë të drejtë. Ato vendime që atëherë u pranuan kollaj nga politikanët dritëshkurtër, sot i kushtojnë shumë Kosovës dhe ia kanë gjymtuar shtetit sovranitetin e demokracinë. Ne po përpiqemi ta ndreqim por korrigjimi e rregullimi marrin shumë kohë, shumë më tepër kohë se dëmtimi e rrënimi”, tha Kurti.

Kurti theksoi se po mos të kishte ndodhur ajo padrejtësi e 13 viteve më parë, Moni e Arbeni do të ishin aktivistë të mirë e qytetarë të ndershëm por jo edhe profiter.

 “Mijëra qytetarë morën pjesë atë ditë, ishte ndër demonstratat më të mëdha të pasluftës e në ballë ishte baca Adem Demaçi por na ndërpreu dhunshëm policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. 232 plumba të skaduar u gjuajtën mbi trupat tanë u vranë Arbër Xheladini e Mon Balaj. Ku do të ishin ata sot po të mos kishte ndodhur ajo padrejtësi këtu e 13 vite më parë, do të ishin aktivistë të mirë e qytetarë të ndershëm, patriot e punëtor por jo edhe profiter, ata nuk do të kërkonin asgjë sepse ishin të gatshëm të japin gjithçka , mirëpo ne nuk do ishim këtu ku jemi po të mos ishin ata. Moni e Arbeni ndriçuan rrugën ata na thanë mos tradhtoni e mos u shitni e ashtu është, kush e tradhton idealin e kush shitet nuk është Vetëvendosje”, tha ai.

“Drejtësia ende mungon për Monin e Arbenin, UNMIKU duhet të marrë masa dhe të kthejë përgjigje për opinionin e panelit këshillues për të drejtat të njeriut të UNMIK-ut meqenëse ky panel nxori vendimin se policia ka pasur faj sa i përket vrasjes së demonstrueseve paqësorë Ne kurrë nuk i harrojmë dhe përherë do ti kultivojmë idealet e Monit dhe Arbenit, idealet tona të përbashkëta”, tha Kurti. /Gazeta Sinjali/