image Kurti: Do ta zhdukim varfërinë ekstreme në Kosovë

Sociale

Kurti: Do ta zhdukim varfërinë ekstreme në Kosovë

news image

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij do të zhduket varfëria ekstreme në Kosovë dhe më nuk do të ketë qytetarë që jetojnë me më pak se 1 euro në ditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti ka thënë se skemat sociale të programit të kësaj partie do ta luftojnë edhe korrupsionin.

“Përafërsisht 100,000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se 1€ në ditë, që është rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqmenaxhimit.”

“Qeverisja jonë e mirë dhe skemat tona sociale do të zhdukin varfërinë ekstreme, do të luftojnë korrupsionin dhe do të rikthejnë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë tonë”, shkroi kreu i LVV-së në Twitter.

Kurti disa herë e ka përsëritur se prioritete në qeverisjen e tij do të jenë mirëqenia ekonomike e qytetarëve, punësimi, luftimi i korrupsionit dhe drejtësia./Gazeta Sinjali/