image Kurti: Do hetohen kontratat që janë lidhur me çmim më të madh nga ai i tregut

Politikë

Kurti: Do hetohen kontratat që janë lidhur me çmim më të madh nga ai i tregut

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se projektet e infrastrukturës në vend do të realizohen me kosto më të ulët dhe me cilësi më të lartë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka akuzuar qeveritë e kaluara se kanë lidhur kontrata për projektet e infrastrukturës të cilat janë bërë në dëm të buxhetit të shtetit.

Sipas tij kontratat të tilla që janë lidhur me çmim më të madh nga ai i tregut do të hetohen.

“Përmes inspektimit të hollësishëm të projekteve të infrastrukturës, ne po ia kursejmë shtetit dhjetëra miliona euro të cilat po shpenzoheshin pa arsye. Projektet infrastrukturore do të bëhen, me cilësi të lartë, por me një kosto shumë më të ulët. Në të njëjtën kohë, do të hetohen prej organeve përkatëse se përse më përpara janë lidhur kontrata me çmim më të madh nga ai i tregut” ka thënë Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Sinjali/