image Kurti dhe Rizvanolli bëjnë thirrje për kursim të rrymës

Politikë

Kurti dhe Rizvanolli bëjnë thirrje për kursim të rrymës

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i kanë bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë.

Nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, kanë theksuar se janari dhe shkurti janë kritikë në përballje me krizën energjetike.

“Andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj dhe të Republikës së Kosovës, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë që të vazhdoni edhe më tej, edhe më shumë kursimin e energjisë!”, thuhet nga Kurti dhe Rizvanolli.

/GazetaSinjali/