image Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim

Politikë

Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit trilateral me Borrellin dhe Vuçiqin. Kurti tha se Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Atë propozim si bazë të mirë për të zhvilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve siç këtë e bën Qeveria e Kosovës. Gjobat të pezullohen të vazhdojmë vetëm qme ortimet ndërkaq në anën tjetër Serbia të pushojë me prodhimin e targave në Serbi që kanë për dominim Kosovën”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë më tej theksoi se natyrisht për Kosovën nuk është e pranueshme nëse nuk ka dakordim që me urgjencë të angazhohen për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

“Me keqardhje mund të them se ndërmjetësi, Borrell, hoqi dorë nga afati-marsi i vitit 2023 dhe nga propozimi i BE për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit Kurti vet e kanë porpozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimimi është i BE.-së

“Kur u takuam në Paris, Borrell tha se nuk është i propozim franko-gjerman, por i BE-së, i mbështetur nga Franca e Gjermania. Ai hoqi dorë nga propozimi i BE për normalizim të plotë të marrëdhënie Kosovë-Serbi”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, theksoi se është i gatshëm të zhvilloj takime me strukturën dhe rendin e njejtë, marrëveshje finale që ka njohjen reciproke në qendër.

/GazetaSinjali/